Karakteristikat e HTML

Ballina Autorja Ç'eshte HTML? Krijimi i HTML dokumentit Karakteristikat e HTML Teksit dhe Paragrafet Insertimi i Hiperlinkave- Insertimi i figurave Permbajtja



  Disa nga pjesët përbërse, ose elemente të një dokumenti,në titulli, teksti, ballinat, tabelat, paragrafet dhe listat. Këto elemente te dokumentit shënohen ose markohen me anë të etiketave që janë komponente të gjuhës HTML. Etiketat i bashkangjiten tekstit për të treguar një cilësi të tij e cila  duhet te paraqitet nga web browseri. HTML etiketa përbëhet nga simboli "<", emri i etiketës dhe simboli ">" në mbyllje. Etiketat e  HTML shkojnë në çift. P.sh etiketës startuese <TITLE> i përgjigjet etiketa fundore </TITLE>. Mes këtyre dy etiketave vendoset një element i dokumentit, në rastin tonë titulli i tij, siç do të tregohet në një shembull më poshtë.

Në rastin e përgjithshem një etiketë ka edhe atibute, të cilat paraqesin informata shtesë të një etikete.

  Etiketat e HTML-së mund të shkruhen me shkronja të vogla dhe të mëdha, pra <TITLE> kryen të njejtin funksion si <title>.

  Etiketa e HTML duhet te interpretohet nga web-browseri, në mënyrë që teksti të paraqitet në pamjen e dëshiruar.Por të gjithë browserët nuk i interpretojnë të gjitha etiketat e HTML. Nëse browseri nuk ka të inkroporuar në vete përkrahjen për interpretimin e një etikete, ai do ta injorojë atë. Për këtë arsye mund të ndodhë që i njejti dokument i HTML të duket ndryshe, kur lexohet me browserë te ndryshëm.