Krijimi i HTML dokumentit
Dokumenti i tipit HTML është fajll i thjeshtë tekstual,i njohur edhe si fajll ASCII.
HTML fajlli,si çdo ASCII fajll mund të krijohet me çfardo tekst editori.
Tekst editori është program i cili përdoret përdoret për editimin e tekstit.Një tekst editor i cili është editori Notepad, i cili instalohet me instalim re Windowsit.Një dokument i tipit HTML, mund të krijohet edhe me tekst procesor, siç është Word-i.
Ekzistojnë edhe programe të njohura si HTML editor, të cilët janë editorë që ofrojnë edhe disa lehtësi për krijuesin e HTML dokumenteve.
HTML dokumentet krijohen për t'u prezantuar në World Wide Web. HTML dokumentet duhet të vendosen në kompjiterë të lidhur në Internet të njihura si Web Server, të cilët u ofrojnë këto dokumente të gjithë atyre që kanë lidhje në internet. Nëse botuesi i dokumentave nuk ka web server të tijin, ai mund të zë hapësirë me qira në ndonjerin nga shumë web serverët që ofrojnë kësi lloj sherbimi.
Për shkak se HTML dokumentet e sotme janë dokumente me përmbajtje të llojllojshme tekstuale dhe audio-vizuele, vetëm përdorimi i tekst editorve, ose HTML editorve,do tëndikonte shumë në produktivitetin e krijuesve të përmbajtjeve për Web. Për këtë arsye sot përdoren aplikacione shumë të fuqishme për krijimin e web faqeve. Njëri nga këto aplikacione shumë është edhe Front Page i Microsoftit.Aplikacion tjetër i njohur është edhe Dramweaver prodhuesit Makromedia. Për krijimin e web dokumentit mund te nevojiten edhe shumë aplikacione të tjera për përpunimin e figurave, fotografive, zërit, filmit dhe përmbajtjeve të tjera që mund të jenë në një web faqe.
Edhe pse këto aplikacione shpejtojnë krijimin e HTML dokumenteve, për të pasur kontroll të plot në tërë procesin e krijimit të një HTML dokumenti, duhet ditur edhe gjuhen HTML. Për këtë arsye në vazhdim do të tregojmë disa karakteristika te gjuhës HTML.