Teksti dhe Paragrafet
Çdo tekst më i gjatë ndahet në paragrafë, për të ndarë pjesë të tekstit sipas përmbajtjes që trajtojnë, Simbolet Carriage Return dhe Line Feed qv tek editorët dhe procesoët e tekstit shkaktojnë kalimin ne rreshtin ose paragrafin e ri, nuk kanë efekt në HTML. Në HTML, teksti i dokumentit mund te paraqitet në një paragraf edhe nëse në fajllin burimor HTML, ai është i ndarë në më shumv rreshta. Web browserët i injorojnë simbolet Carriage Return dhe Line Feed të futura nga autori i tekstit dhe kalimin ne rreshtin tjetër. të tekstit e bëjnë automatikisht varësinë nga gjersia e dritares se browserit.
Listat
Për të paraqitur listat në një dokument HTML, përdoren etiketa të ndryshme, të cilat percaktojnë fillimin dhe fundin e listës, llojin e listës dhe elementet e veçanta të listës. HTML përkrah listat e panumëruara, të numëruara dhe listat me definicione.
Listat e panumëruara mund të krijohen kështu:
<UL>
<LI>veturat
<LI>kamionët
<LI>traktorët
</UL>
Etiketa <UL> tregon fillimin e listës së panumëruar.
Etiketa <LI> tregon elementet e listës.
Listat e numëruara janë të ngjajshme me listat e panumëruara. Etiketa që markon një listë të numëruar është <OL>. E njejta listë e mjeteve transportuese nga shembulli i mësipërm mund të paraqitet kështu si listë e numëruar:
<OL>
<LI>veturat
<LI>kamionët
<LI>traktorët
LISTAT E DEFINICIONEVE
Lista e definicioneve fillon me etiketën <DL> dhe përbëhet nga çiftet që përben nga termi që definohet dhe teksti ose definicioni i definicionit. Etiketa për termin është <DT>, ndërsa për definicionin është <DD>. Listat e definicioneve janë të përshtatshme për të dhënë sqarimin e shkurtesave që paraqiten në tekst.
Nëse teksti brenda etiketave <DT> dhe <DD> është i gjatë, ai mund të ndahet në paragrafë te markuar me <P>.
|
Tabelat
Tabelat janë schpesh pjesë e dokumenteve. Përdorimi i tyre bën që disa lloje të informacioneve të paraqiten më qartë dhe në formë më të përshtatshme pë lexuesin. Tabela është e ndarë në rreshta dhe në kolona.
Etiketa që markon një tabelë është <TABLE>. Kreu i tabelës markohet me etiketën <TH>. Rreshtat e tabelës markohen me etiketën <TR>, përmbajtja e qelizës me <TD>. Secila prej këtyre etiketave ka etiketën e vet përmbyllëse. Për të paraqitur një tabelë që përmban suksesin mesatar të nxënësve të paraleleve të klasës IV, do të shkruajmë:
Shumë tabela kanë zakonisht një qelizë ose më shumë qeliza në kuadër të tabelës të cilat mbulojnë më shumë kolona. Në shembullin tonë, ta zëmë kjo qelizë do të përmbajë tekstin "Suksesi i klasave të katërta". Për të pasur paraqitjen e dëshiruar, etiketës <TH> ia shtojmë atributin colspan,të cilit ia japim vlerën2 dhe fitojmë <th colspan = "2">. Atributi colspan tregon në sa kolona shtrihet një qelizë. Kur kemi rastin kur një qelizë në më shumë reshta, atëherë etiketës perkatëse ia shtojmë atributin rowspan.
Numrat e paraqitur në tabelë rreshtohen përkah skajit të djathtë të qelizës. Për të reali
uar këtë paraqitje, etiketës <TD> ia shtojmë atributin align, të cilit i japim vlerën right, kështu që qelizat me të dhëna numerike janë të markuara me etiketën <td align=right>.
Për t'ia bërë lexuesit të mundur të kuptojë shpejt përmbajtjen e tabelës, asaj i shtohet legjenda. Etiketa e HTML, e cila ofron paraqitjen e legjendës, është <caption> ia shtojmë atributin align="bottom", kjo legjendë paraqitet nën tabelë.
Për disa paraqitje përdoren tabelat ku vijat e tabelës janë të padukshme. Për të fituar këtë efekt, atributit border të etiketës <TABLE> duhet dhënë vlerën 0.