Insertimi i Hiperlinkave

Ballina Autorja Ç'eshte HTML? Krijimi i HTML dokumentit Karakteristikat e HTML Teksit dhe Paragrafet Insertimi i Hiperlinkave- Insertimi i figurave Permbajtja



  Fuqia kryesore e HTML bazohet në mundësinë e krijimit të lehtë të lidhjeve mes një dokumenti dhe një dokumenti tjetër. Pjesa e tekstit ose imazhi i cili i lidh një dokument me një tjetër quhet hiperlink ose link, lidhëse ose hiperlidhëse. Internet browseri e paraqet linkun me ngjyrë tjetër ose e nënvizon. Për ta dalluar nga përmbajtja tjetër, browseri e nderron automatikisht formen e treguesit të miut nga shigjeta në gisht tregues, apo ky tregues të pozicionohet mbi tekstin ose mbi imazhin që është hiperlink. 

  Etiketa e cila markon një pjesë të tekstit si link është <A>, që është shkurtesë për fjalën anchor. Parametri i cili përcakton dokumentin për të cilin lidhet ky link shkruhet si href="emri i fajllit". Nëse shkruajmë : 

<A href="Tokësor.html" mce_href="Tokësor.html">Transporti tokësor>/A>

bëjmë që një klik i miut mbi fjalën Transporti tokësor të na bartin në dokumentin tokësor.html, që është në të njejtin folder si dokumenti ku ndodhet dokumenti që përmban këtë link. Dokumenti në të cilin tregon linku mund të ndodhet edhe në një direktorium tjetër, per në atë rast href duhet ë përmbajë shtegun  relativ prej dokumentit ku ndodhet linku deri te dokumenti në të cilin tregon tregon linku. Mund të përdoren edhe shtigjet absolute për të treguar vendndodhjen e një dokumenti, por kjo është zgjidhje më e vështirë për mirmbajtje të web faqes. Nëse klikojm në linkun Transporti tokësor, kjo do të hapë një faqe  tjetër.

 Përmbajtja e fajllit burimor Tokësor.html është dhënë më poshtë:

<HTML>

<BODY>

<UL>

<LI>Transporti tokësor 

<UL>

<LI>Rrugor 

<LI>Hekurudhor 

</UL>

</BODY>

</HTML>

  Përveç përdorimit për kalim prej një fajlli në fajll, linkat mund të përdoren edhe për  pozicionim në kuadër të një dokumenti, posaçërisht kur dokumenti është i gjatë ose përmban shumë seksione. Në rastin më të shpeshtë, tabelat tabelat e përmbajtjes së një dokumenti, e dhënë në fillim të faqes, mund të përbëhet nga linkat që tregojnë në seksionet e ndryshme të dokumentit. Nëse e marrin shembullin nga Fig me posht, atëherë do të shohim se etiketa <A href="#S24" mce_href="#S24">Seksioni 24</A> do të na pozicionojë në seksionin 24 të dokumentit të njejtë.

<HTML>

<BODY>

<P><H1>Përmbajtja </H1></P>

<P>

Seksioni i 1<BR>

Seksioni i 2<BR>

...<BR>

<A href="#S24" mce_href="#S24">Seksioni 24</A><BR>

...<BR>

</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<P>...</P>

<H2><A NAME = "S24">Seksioni 24</A></H2>

</P>

<P>Përmbajtja e seksionit 24 përmbajtja e seksionit 24......</P>

</BODY>

</HTML>

  Kur dokumenti është i gjatë, ai nuk do të mund të paraqitet i tëri në kuadër të dritares së Internet Expolerit, por do të mund të shihet vetëm tabela e përmbajtjes.

  Kalimi i shpejtë në seksionin e 24 të dokumentit, pa nevojë të lëvizim poshtë përmes shiritit vertikal të pozicionimit, do të bëhet nëse klikojmë në linkun Seksioni24. Ky klik do të shkaktojë që në dritaren e Expolerit të tregohet menjëherë fillimi i Seksionit 24. Etiketat përmes së cilës kemi markuar një pozicion në kuadër të dokumentit, si në këtë rast Seksioni 24, quhet spirancë e emëruar (ang. named anchor).

  Mundësia më atraktive e përdorimit të hiperlinkave është përdorimi i tyre për të treguar në një dokument i cili ndidhet në një server kudo në Internet. Në atë rast etiketa do të përmbajë referencën në atë dokument të shprehur përmes URL-së së tij. URL e ka statistikën: scheme://host.domain[:port/path/filename.

  Një shembull i linkut, i cili tregon në një dokument ose në një faqe, do të mund të ishte: <a ref=http://www.bbc.co.uk/albanian>BBC në shqip</A>.

<HTML>

<BODY>

<A href="http://www.bbc.co.uk/albanian" mce_href="http://www.bbc.co.uk/albanian">BBC në shqip</A>

</BODY>

</HTML>

Insertimi i Figurave

  Të gjithë browserë mund t'i paraqesin figurat në disa formate grafike, ndër të cilat më të shpeshtat janë formatet .gif dhe jpg.

  Për të inkroporuar një imazh ose një figurë në web faqe, duhet të shkruajmë:

<IMG  SRC=Emri_i_imazhit>

  Në këtë rast Emri_i_imazhit ëshë URL-ja e imazhit.

  Nëse imazhi i insertuar është i formatit .gif, atëherë etiketa do të jetë e dhënë

<IMG SRC=figural.gif>

  Nëse dëshirojmë të përcaktojmë madhësinë e imazhit, etëherë duhet etiketës duhet shtuar edhe atributin për gjerësi dhe lartësi:

<IMG  SRC=figural.gif  HEIGHT="100" WIDTH="65">

  Gjatë insertimit të imazheve në web faqe duhet pasur parasysh edhe raportin e tekstit  dhe të imazhit. Një figurë mund të paraqitet përkrah tekstit, në të majtë ose në të djathtë të tij, ose e ndarë nga teksti. Këto formatizime bëhen duke përdorur atributin Align. P.sh etiketa e shkruar në këtë mënyrë do ta vendosë figurën në anën e djathtë të faqes:

<img.src=figural.gif  aligon=right>

  Nëse eksperimentojmë pak me atributet e etiketës <img>, mund ta formatizojmë në mënyra të ndryshme këtë faqe.